TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Mars 2026, 16:34

“Ndal vendosjes së hekurave për përvetësim parkingu”, Policia Bashkiake aksion në lagjet e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
“Ndal vendosjes së hekurave për përvetësim
Aksioni i Policisë Bashkiake

Policia Bashkiake ka nisur një aksion në terren për lirimin e hapësirave publike që po përdoren në mënyrë të paligjshme si parkim privat nga qytetarë të ndryshëm.

Aksioni konsiston në heqjen e hekurave, trekëndëshave metalikë, zinxhirëve, bidonëve apo sendeve të tjera të vendosura në rrugë dhe trotuare për të “rezervuar” vendparkime. Sipas autoriteteve, praktika të tilla cenojnë të drejtën e përdorimit të barabartë të hapësirës publike dhe bien ndesh me legjislacionin në fuqi.

Në terren, efektivët e Policisë Bashkiake po evidentojnë rastet problematike dhe po ndërhyjnë për largimin e pengesave të vendosura në mënyrë të kundërligjshme. Në këtë proces, Policia Bashkiake po bashkëpunon me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Gjyqësore (DPPGJ), duke trajtuar çdo ankesë apo konstatim të evidentuar.

Ndal vendosjes së hekurave dhe sendeve për përvetësim parkingu në hapësira publike! Vendosja e hekurave, zinxhirëve, bidonëve apo sendeve të tjera për të “rezervuar” vendparkime në hapësira publike është e paligjshme dhe cenon të drejtën e qytetarëve për përdorim të barabartë të hapësirës së përbashkët. Çdo hapësirë publike është në shërbim të të gjithëve, jo pronë private! Policia Bashkiake, në bashkëpunim me DPPGJ, po trajton çdo ankesë dhe konstatim në terren. Bashkë për një qytet më të rregullt dhe më të drejtë”, njofton Policia Bashkiake.

Lini një Përgjigje