TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2024, 17:59

“Mund të jetë dhe luftë brenda klaneve”, Erl Murati: Rama të mbajë përgjegjësi për drejtorët që po përfundojnë burgjeve

Shkruar nga Pamfleti

“Mund të jetë dhe luftë brenda klaneve”, Erl Murati:

Arrestimi i drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ishte sot lajmi i ditës. Gazetari Erl Murati, u shpreh se, faturën politike për këto arrestime duhet që ta paguajë Edi Rama.

Murati tha se, situata korruptive në mazhorancë është bërë më e rëndë me kalimin e viteve.

Fakti që është arrestuar drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, nuk do ta shikoja si zyrtar të nivelit të dytë. Fakti që ai ka qenë krahu i djathtë i zv/kryeministres Belinda Balluku, është njeri i rëndësishëm si nga pikëpamja teknike dhe politike.

Më të drejtë kjo mazhorancë do të marrë koston politike të gjithë këtyre drejtorëve që po arrestohen. Këta drejtorë të përfolur, janë personazhe që janë denoncuar ose nga media ose nga opozita, dhe kur them të përfolur, bëhet fjalë për publike dokumentesh dhe është ftuar SPAK-u që të hetojë këtë çështje dhe faturën politike, do të duhej ta kishte paguar PS dhe mazhoranca.

Arrestimet e njëpasnjëshme shpjegojnë edhe nervozizmin e Edi Ramës. Njëherë donte të  krijonte një komision special për të kontrolluar punën e prokurorisë, pastaj në një mbledhje të ngushtë me ministra e zv/ministra u ka kërkuar që të mos tregohen të gatshëm të bashkëpunojnë me SPAK. Edhe në një intervistë se fundi ai foli me tone akuzuese se drejtësia po kall terror në familjet e zyrtarëve.

A ka prapaskenë politike. Edhe pa pasur informacione kjo mund të jetë dhe luftë brenda klaneve të brendshme të PS-së.

Ky drejtor i rëndësishëm i arrestuar është denoncuar që në vitin 2022. Ai që quhet Berberi ka rruar e qethur buxhetin e shtetit, nuk kemi të bëjmë me një flagrancë.

Unë besoj se ka përgjegjësi politike ky njeri që ne e kemi mandatuar për të qenë kryeministri i vendit. Nëse ty të kapen ministra, ish-zv/kryeministri, drejtorë, deputetë për raste korruptive dhe nuk ka ndryshuar asgjë, atëherë ti minimalisht ti ke dështuar për të me premtimin politik.

Unë preferoj që faturën politike për të gjithë këto arrestime të ja lë Edi Ramës”, deklaroi gazetari Erl Murati në SYRI TV.

Lini një Përgjigje