TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2024, 16:59

Arrestimi i Evis Berberit, Brisida Shehaj: Luftë e brendshme mes Ballukut e Veliajt

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Evis Berberit, Brisida Shehaj: Luftë e brendshme mes Ballukut e

Brisida Shehaj tha se arrestimi i Evis Berberit, drejtorit të ARRSH, më shumë është një betejë mes Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt.

Sipas saj, SPAK thjesht po certifikon këtë luftën e brendshme për pushtet në rradhët e Rilindjes.

Shehaj tha se mund të mos habitemi që pas nja 6 mujash të arrestohet edhe Ergys Verdho.

“Me një pushtet të rrezikuar të Veliajt, sulmohet Balluku dhe Balluku do të sulmojë Veliajn. Evis Berberi duhet të ishte në burg jo për këtë gjë, por për ato rrugët miliona euro që shemben”, tha Shehaj në një intervistë për Syri Tv.

Më tej, Shehaj tha se nëse do të kishte deklarim pasuror nga ky individ, do të ishte i faktuar i gjithë veprimi anti-ligjor që po ndodhte.

Shehaj e konsideron një drejtësi me regji, ndërsa thekson se zyrtarët e rilindjes se kanë problem të bëjnë dy apo 3 vite burg, përsa kohë askush nuk i prek pasuritë e tyre dhe kur mbarojnë dënimin, shfaqen si biznesmenë me kompani në emër të tyre apo familjarëve të tyre.

 

arrestim evis berber brisida shehaj lufte balluku veliaj

Lini një Përgjigje