TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2024, 17:53

A do të kapen “peshqit e mëdhenj”? Paralajmëron Llangozi: Edhe Rama do përfundojë si Berisha, fjalimet do t'i mbajë nga maja e shtëpisë në Surrel

Shkruar nga Pamfleti

A do të kapen “peshqit e mëdhenj”? Paralajmëron

Avokati Arben Llangozin ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vendin tonë.

I ftuar në Faxnews, Llangozi është ndalur te shanset që ka SPAK për të kapur ata që në jetën e përditshme i quajmë si “peshqit e mëdhenj” dhe për rolin e Shteteve të Bashkuara.

Më tej avokati komentoi edhe vizitën e Sekretarit Blinken, ku tha se ai ka ardhur në Shqipëri për interesat e ShBA-së dhe jo për të përkrahur Ramën.

-Gazetari: A mjafton SPAK për të kapur “peshqit e mëdhenj”?

Arben Llangozi: SPAK po i kap peshqit e mëdhenj. Kemi rastin e Gjiknurit. E keni parë që ai ka dalë i zverdhur nga ai institucion. Qeveria “Rama” nuk e priste kurrë një goditje të tillë. Rama priste se do e kontrollonte drejtësinë, por jo. Si do e justifikojë kryeministri rastin “McGonigal”? Blinken ka ardhur në Shqipëri për interesat e ShBA-së dhe jo për të përkrahur Ramën. Amerika nuk e do një vend rrumpallë si Shqiperia apo një rrumpallë si Rama. Amerika i ka dhënë frymëzim SPAK-ut të hetojë pa asnjë dallim.

Llangozi u shpreh se kryeministri Rama shumë shpejt do të dalë përpara drejtësisë dhe sipas tij do mbajë fjalime nga maja e shtëpisë së tij në Surrel, ndoshta dhe në burg pasi është më i ri se Berisha.

“Mendoj se shumë shpejt Rama do jetë para drejtesisë. Presim që ai të mbajë fjalime nga maja e shtëpisë së tij në Surrel, ndoshta dhe në burg. Në burg sepse është më i ri se Berisha. 32 milionë euro duhet të vjedhura duhet të shkonin në xhepat e pensionistëve”, tha Llangozi.

Në përfundim të intervistës, Llangozi u drejtoi një mesazh prokurorive të rretheve, duke u thënë se duhet të zgjohen dhe të marrin masa, pasi nuk është vetëm SPAK institucioni që duhet të veprojë.

llango rama drejtesi peshqit e medhenj berisha

Lini një Përgjigje