TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2024, 17:16

Sarandë/ Muli i Memaliajt: nga 8 klasë me diplomë juridiku e tani shef i KF-“Butrinti” me vulën e kryetarit Oltion Çaçi

Shkruar nga Pamfleti
Sarandë/ Muli i Memaliajt: nga 8 klasë me diplomë juridiku e tani
Flamur Shehu /

Krye bashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi është lindur në Memaliaj, rritur në Tepelenë e banues në Durrës, por nga Memaliaj janë Drejtori Ujësjellësit Sarandë, Armando Goxharaj, nipi i gruas së Gramoz Ruçit; Drejtuesi Teknik i Ujësjellësit, Sheme Lulo; ish-deputeti i PS, Alket Hyseni dhe 40% e zyrtarëve dhe shefave të shërbimeve publike, kontrollit të territorit, IMT-ës, arsimit, urbanistikës, pyjores, kopshteve e çerdheve, policisë bashkiake e zjarrfikëses...

Krye bashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi, i lindur në Memaliaj, i rritur në Tepelenë dhe banues në Durrës, këtë javë e nisi me emërimin në krye të KF “Butrinti”, të Flamur Shehu nga Memaliaj.

Kryetar Oltioni e ka  emëruar “Mulin e Memaliajt” drejtues, megjithëse sipas ekstraktit të QKB, Klub-Futboll “Butrinti” është me aktivitet të pezulluar qysh prej datës 1 qershor 2022.

Nuk dihet se me çfarë fondesh e me çfarë marifeti i bënë i bënë krye bashkiaku pagesat e 13 punonjësve të klubit dhe futbollistëve e stafit të ekipit “Butrinti”, kur në Thesarin e Shtetit janë bllokuar pagesat prej datës 31 maj 2022, kur janë kaluar 7.5 milionë lekët e fundit nga Bashkia.

Burimin e milionave misterioze e të pa deklaruara, që fut dhe nxjerrë Bashkia e Sarandës për klubin “Butrinti”, duhet ta hetojë SPAK-u, ndërsa emërimi i “Mulit të Memaliajt”, është vendim personal i krye bashkiakut tepelenas Oltion Çaçi për mikun e tij, duke i dhënë pagë mujore 1 milion lekë.

Në Sarandë, Flamur Shehu njihet si “Profesor Muli” dhe ky krekoset si “profesor”, ngaqë ndoshta sarandjotët nuk e dinë, që Muli i Memaliajt ka vetëm 8 klasë shkollë, por në bashki dhe nëpër tavolina tregon një diplomë juridiku.

E vërteta është kjo: Muli Shehu ka përfunduar klasën e 6 në qytezën e Memaliajt në vitin 1985, ndërsa 2 vitet e tjera të arsimit 8-vjeçar i përfundoi në Tepelenë ku kishte vëllain mësues, vit kur shkëputi lidhjet me librat e shkollimin dhe iu fut futbollit.

Disa vite luajti futboll në Memaliaj, Tepelenë, Skrapar e Ersekë, deri sa përfundoi në Sarandë, ku arriti të bëhej dhe trajner i ekipit “Butrinti”, por e shkarkuan për trukime ndeshjesh, madje ish-krye bashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa, e denoncoi publikisht në media për shitje ndeshjesh.

Befas, Muli i Memaliajt, nga 8 klasë shkollë u shfaq me diplomë juridiku dhe në Sarandë e besuan që është “Jurist”, ndërsa tani, me këtë karton universitar u emërua në krye të KF “Butrinti” me vulën e krye bashkiakut Oltion Çaçi.

Para disa ditësh, “Pamfleti” publikoi fakte, që dëshmojnë se Bashkia e Sarandës është marrë në kontroll nga familja “Demi”, pjesëtarët e të cilës kanë kapur kabinetin e kryetarit Çaçi dhe sektorët kyç të pronave, tokave, trojeve, plazheve e lejeve të ndërtimit.

Por dhe tepelenasit, konkretisht Kryetari i Bashkisë, Sarandë, Oltion Çaçi është lindur në Memaliaj, rritur në Tepelenë e banues në Durrës.

Drejtori Ujësjellësit Sarandë, Armando Goxharaj, ish-drejtor i shitjeve në Ujësjellësin e Tiranës dhe nipi i gruas së Gramoz Ruçit është nga Memaliaj, si dhe Drejtuesi Teknik i Ujësjellësit, Sheme Lulo është nga Memaliaj, të dy shok fëmijërie me  Muli Shehun; madje nga Memaliaj është dhe ish-deputeti i PS i Sarandës, Alket Hyseni i tokave të bregdetit.

Por në Bashkinë e Sarandës që drejton tepelenasi Oltion Çaçi, 40% e zyrtarëve edhe shefave në sektorët e shërbimeve publike, kontrollit të territorit, IMT-ës, arsimit, urbanistikës, pyjores, kopshteve e çerdheve, policisë bashkiake e zjarrfikëses janë nga Tepelena./Pamfleti

oltion Çaçi butrinti flamur shehu sarandë

Lini një Përgjigje