TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2023, 17:37

Muaj i bekuar i Ramazanit, Imami shqiptar mesazh të fortë politikanëve: Mos na merrni dhe iftarin

Shkruar nga Pamfleti

Muaj i bekuar i Ramazanit, Imami shqiptar mesazh të fortë

Imami shqiptar Gazi Aga i cili prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ofron shërbimet e tij për myslimanët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje, ka dhënë një mesazh të fortë për politikën shqiptare.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Aga i bën thirrje politikanëve që të lënë të qetë besimtarët në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, dhe të mos e përdorin për qëllimet e tyre politike.

Imami gjithashtu thekson se në këtë muaj të bekuar, politikanët duhet të qëndrojnë larg tavolinave ku shtrohet iftari, pasi këto darka shtrohen për personat e varfër dhe për ata që besojnë pa asnjë kusht në Zot, e jo për ata që “vjedhin” Shqipërinë e pasurohen për vete.

Postimi i plotë i Gazi Agës:

Na keni marrë gjithçka. Mos na e merrni edhe iftarin të paktën. Na lini dicka ku nuk jeni ju. Na lini vetëm në këtë muaj të reflektojmë e adhurojmë Zotin tonë.

Na lini pak hapsirë ku të flasim rahat për këtë vend; kush e solli në këtë derexhe dhe pse akoma largohen të rinj e të reja nga një prej vendeve me potencialet më të mëdha në botë. Na lini pra të flasim për JU.

E kthyet Shqipërinë në vendin me të varfërit më të shumtë në rajon, por me politikanët më të pasur në botë.

Keni bërë aq shumë zullum, sa puna më e mirë që mund të bëni është të mos jeni shumë prezente në çdo pore të shoqërisë.

I doli lezeti edhe atij tubimi ku mblidheshin njerëz nga kultura dhe fe të ndryshme rreth një tryeze për të ngrenë një kafshatë së bashku në shenjë harmonie e paqeje. Edhe atë e morët. Bravo ju qoftë!

imami shqiptar mesazh politikane iftar

Lini një Përgjigje