Moti i keq ka përfshirë disa zona të vendit. Në qarkun e Gjirokastrës kanë vazhduar reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të fuqishme.
Sipas raportimeve, në bashkinë Tepelenë në orët e para të mengjesit janë shfaqur problematika në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e “Zezë” për shkak të rënies së inerteve nga shpatet malore, rruga është e qarkullueshme me një kalim. Në fshatin Nivicë, njësia administrative Kurvelesh, në vendin e quajtur Vreshtan, ka shkarje të dherave ku rrezikohen 4-5 banesa. Kontraktori është njoftuar dhe po shkon për pastrimin e inerteve dhe kthimin në normalitet të qarkullimit të automjeteve.
Gjithashtu në bashkinë Tepelenë, njësia administrative Kurvelesh ka patur ndërprerje të energjisë elektrike dhe aktualisht është pa energji elektrike njësia Qendër. Nga bashkitë e tjera të qarkut nuk ka raportime për situata emergjente.
Lini një Përgjigje