TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2026, 08:38

Era e fortë rrëzon disa pemë në Llogara, bllokohet segmenti rrugor; zona pa energji elektrike 

Shkruar nga Pamfleti
Era e fortë rrëzon disa pemë në Llogara, bllokohet segmenti
Pemët e rrëzuara në Llogara

Prej disa ditësh vendi ynë është i përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. 

Era e fortë që ka fryrë gjatë natës në jug të vendit ka shkaktuar rënien e disa pemëve, të cilat për pasojë kanë bllokuar rrugën e Llogarasë.

Nga ana tjetër si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi linjat elektrike, zona e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike.

Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërsa ekipet e OSHEE-së janë angazhuar për rikuperimin e furnizimit me energji elektrike. 

moti i keq rrezohen pemet ne llogara

Lini një Përgjigje