
Gjatë ditës së sotme parashikohen reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit.
Sipas IGJEO, në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
Sipas llogaritjeve të IGJEO përgjatë datave (4-8 Janar 2026) priten reshje intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.
Në qarkun Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.

Ndërkohë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12/ 16 °C
në vendet e ulëta: 12 / 15 °C
në vendet malore: 5 / 10 °C

Lini një Përgjigje