TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2024, 16:05

Moti i keq mbërthen vendin/ Përmbytet Durrësi, Kruja probleme me energjinë elektrike; trafik i rëndur në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq mbërthen vendin/ Përmbytet Durrësi, Kruja probleme me
Përmbytjet në Durrës

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë thuajse gjithë territorin e vendit. Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullim në shumë qytetet, teksa situata më problematike është në Tiranë dhe në Durrës.

Në qytetin bregdetar janë përmbytur disa rrugë. Për shkak të ndërtimeve pa kriter, në Durrës është bërë e zakonshme që me dy pika shi të ketë përmbytje.

Moti i keq mbërthen vendin/ Përmbytet Durrësi, Kruja probleme me
Përmbytjet në Durrës

Po ashtu në Tiranë ka pasur probleme në disa akse, teksa shiu ka sjellë trafik shumë të rënduar.  

Në zonë e Krujës raportohet se për shkak të shiut të dendur janë dëmtuar disa linja elektrike dhe në disa fshatra mundon energjia elektrike. Ndërkohë erërat e forta kanë sjellë problem dhe me lundrimin në det.

Sot parashikohet e gjithë dita me shi, teksa pritet që nesër pasdite moti të hapet dhe në fundjave do të ketë temperatura të larta.

Lini një Përgjigje