TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2024, 14:08

Erë e fortë dhe stuhi shiu, pezullohet lundrimi për peshkarexhat dhe mjetet e vogla në Shëngjin

Shkruar nga Pamfleti

Erë e fortë dhe stuhi shiu, pezullohet lundrimi për peshkarexhat

Rajoni i Lezhës është përfshirë nga erë e fortë dhe stuhi shiu. Kjo situatë ka sjellë pezullimin e lundrimit detar për peshkarexhat dhe mjetet e vogla në Shëngjin.

Forca e dallgëve ka arritur deri në 8 ballë dhe shpejtësia e erës është mjaft e fortë. Po ashtu stuhia ka sjellë probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona, pasi ka dëmtim të linjave.

Grupet e punës të Operatorit te Shpërndarjes se Energjisë elektrike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa moti i keq pritet të jetë prezent edhe gjate ditës së nesërme.

Lini një Përgjigje