TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2024, 13:36

Çmimet e larta të perimeve në Tiranë, revoltohet Erjon Braçe: Boll i rropët njerëzit! Kjo është grabitje!

Shkruar nga Pamfleti
Çmimet e larta të perimeve në Tiranë, revoltohet Erjon
Erjon Braçe

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me manipulimet me çmimet në tregun e fruta perimeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe bën thirrje ‘Mos e bëni baltë me çmimet sidomos me produktet bujqësore!'

"Mos e beni baltë me çmimet! I rropët njerezit! Ndaleni grabitjen të pakten këtë muaj; është gjynah-nese nuk e dini.

Domatja sot në tregun e Lushnjes është 120 lekë; domatjasot në tregjet e Tiranës është 220, 250, 300 lekë;

a jeni në terezi?

2.2-2.5-3 euro për kile????

Kjo nuk ka asnjë logjike;

Nga Lushnja në Tiranë diferenca 80-100-120 lekë për kilogramë, 400-500-600 lekë për 5 kilogramë, 800-1000-1200 leke per 10 kilograme?!

Ky s'ështe treg- e kemi thënë;

po as pazar nuk është!

është grabitje!", shkruan Braçe nder te tjera.

Çmimet e larta të perimeve braçe

Lini një Përgjigje