TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2024, 10:39

Strasburgu rrëzoi shkarkimin e Antoneta Sevdarit, KPA vendos të rishqyrtojë shkarkimin nga vettingu për ish-prokuroren

Shkruar nga Pamfleti

Strasburgu rrëzoi shkarkimin e Antoneta Sevdarit, KPA vendos të

Për herë të parë rishikohet një vendim shkarkimi nga vetttingu me formë të prerë për ish prokuroren Antoneta Sevdari, ish anëtare e KLP-së.

Rishikimi i vendimit të shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit vjen pas vendimit të gjykatës së Strasburgut që i dha të drejtë ish prokurores.

Strasburgu dënoi Shqipërinë me dëmshpërblimin e ish prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësimit kalimtar.

Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional” por theksoi gjithashtu se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk shërben për të hedhur poshtë në tërësi procesin e vetingut në Shqipëri.

Lini një Përgjigje