TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2025, 16:14

Moti i keq, bllokohet Qafë-Thana; 3 km vargu i makinave në rrugë! (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq, bllokohet Qafë-Thana; 3 km vargu i makinave në rrugë!

Si pasojë e reshjeve të dendura të borës probleme raportohen së fundi në Qafë Thanë, aty ku automjetet janë të bllokuara prej minutash ndërsa bëhet me dije se vargu i autokolonës së ndaluar është rreth 3 kilometra  e bllokuar.

Reshjet e dendura të shiut dhe të borës dhe era e fortë që përfshinë vendin kanë bërë që 1500 punonjës me 196 mjete motorike të OSHEE-së të jenë në gatishmëri.

Moti i keq, bllokohet Qafë-Thana; 3 km vargu i makinave në rrugë!

Në deklaratën për mediet u bë e ditur se zonat më problematike janë zonat malore. Sfidë për punonjësit mbeten reshjet e vazhdueshme të shiut dhe erërat e forta.

Moti i keq, bllokohet Qafë-Thana; 3 km vargu i makinave në rrugë!

Përfaqësues të OSHEE-së bëjnë thirrje edhe punonjësve të zbatojnë rregullat e sigurimit teknik. Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka përfshirë thuajse të gjithë vendin këtë të diel, ndërsa dhe temperaturat kanë shënuar një rënie të ndjeshme.

Lini një Përgjigje