TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2025, 10:06

Reshje dëborë në juglindje të vendit, zbardhet edhe Pogradeci

Shkruar nga Pamfleti

Reshje dëborë në juglindje të vendit, zbardhet edhe

Reshje dëborës kanë përfshirë edhe juglindjen e vendit këtë të dielë. Me të dendura kanë qenë në zonat malore aty ku e trashësia ka shkuar nga 5-10 cm. Ndërkohë edhe Pogradeci është zbardhur nga dëbora ditën e sotme.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm vështirësi ka patur në qarkullim në fshatrat e zonave malore ndërkohë që të gjitha akset që lidhin zonat urbane me njësitë administrative janë të kalueshme pa probleme.

Rrugët nacionale përfshi dhe atë Qafë Thanë - Kapshticë - Zemblak - Gorice - Korçë - Leskovik janë të kalueshme pa probleme.

Te kalueshme janë edhe rrugët e fshatrave turistikë të Dardhës e Voskopojës por autoritetet e qarkullimit rrugor këshillojnë drejtuesit të pajisin mjetet e tyre me goma dimërore.

Nuk raportohen ndërprerje të energjisë elektrike me përjashtim të shkëputjeve të herëpashershme në zonat e thella. Temperaturat në juglindje shënojnë - 4 gradë celcius.

Lini një Përgjigje