
Qytetarët e bllokuar aty prej disa orësh thonë se asnjë mjet borëpastrues nuk ka shkuar për të hapur qarkullimin, ndërsa shumë prej tyre kanë mungesë edhe të karburantit.
Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë në orët e fundit, ku reshjet e shiut e dëborës janë prezente në jug dhe veri të vendit.
Situatë e rnduar paraqitet në aksin nacional Burrel – Milot në vendin e quajtur Qafa e Ulzës, ku qindra mjete kanë mbetur të bllokuara prej disa orësh.
Raportohet se në mjetet e bllokuara në rrugë, ndodhen edhe persona të sëmurë të cilët ishin nisur drejt spitalit të Tiranës me makina private.
Qytetarët e bllokuar aty prej disa orësh thonë se asnjë mjet borëpastrues nuk ka shkuar për të hapur qarkullimin, ndërsa shumë prej tyre kanë mungesë edhe të karburantit.
Situatë kritike vijon të mbetet edhe në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi në vendin e quajtur “Pishat” ku për shkak të erës rruga është e bllokuar pasi trashësia e borës arrin deri në 60 cm.
Ndërkohë, një reagim për situatën e motit në vendin tonë e ka bërë dhe Ministria e Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.
Ministria bën me dije se në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.
Aksi rrugor Kir-Shosh është bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe reshjeve të dëborës. Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara.
Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë thanë ka reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda. Në terren janë shërbimet e policisë rrugore
Akset kryesore Trebisht, Ostren të bashkisë Bulqizë me qendrat administrative, janë të bllokuara nga reshjet e borës. Akset kryesore Selishtë, Lurë të bashkisë Dibër me qendrat administrative, janë të bllokuara nga reshjet e borës.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëbore të përdorin gomat dimërore.
Ndërkohë, në portet e Durrësit dhe Vlorës nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.
Sipas raportimeve të OSSH, numri total i konsumatorëve të mbetur pa energji elektrike nga defektet TM-TU është 92 Abonentë, nga të cilët 27 abonentë janë në zonat urbane, 43 janë abonentë në zonat rurale dhe 22 abonentë në zona rurale të thella. Janë duke punuar ekipet e osshe për rikthimin sa më parë të energjisë elektrike.
Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Lini një Përgjigje