TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shkurt 2026, 08:25

Mot i keq/ Ndalohet lundrimi në Sarandë, pezullohet linja me Korfuzin

Shkruar nga Pamfleti

Mot i keq/ Ndalohet lundrimi në Sarandë, pezullohet linja me Korfuzin

Kapiteneria e Portit të Sarandës ka njoftuar ndalimin e përkohshëm të lundrimit për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare.

Sipas njoftimit zyrtar, erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimi që arrin deri në 6 ballë Beaufort kanë tejkaluar normat e lejuara për lundrim të sigurt, duke detyruar autoritetet të ndalojnë dhënien e lejeve për dalje në det gjatë ditës së sotme.

Ndalimi përfshin të gjitha mjetet lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

Po ashtu, për shkak të situatës së krijuar, është pezulluar edhe lëvizja e tragetit të linjës Sarandë–Korfuz dhe anasjelltas, i cili nuk do të operojë deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse.

 

Lini një Përgjigje