TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2026, 22:57

“Bën terror brenda kampit”/ Gazetari tregon si Emanuela Daci pengon riatdhesimet nga Siria

Shkruar nga Pamfleti
“Bën terror brenda kampit”/ Gazetari tregon si Emanuela Daci
Djathtas Emanuela Daci

Gazetari Julian Kasapi tregoi se Emanuela Daci është personi që pengon riatdhesimin e shqiptarëve që mbahen në Siri.

Sipas gazetarit, përmes terrorit ajo pengon kthimin e shqiptarëve që ndodhen atje.

Emanuela Daci ishte ajo që thoshte: ‘Do ju sulmoj.’ Ajo ka tre fëmijë, po ashtu është Elona Shuli, Myrvete Dibra që mendohet se ka dy fëmijë. Edhe një rast tjetër, familja Balliu. Zonja është atdhesuar, ndërsa bashkëshorti i saj është kapur dhe ndodhet në burg atje.

Historia e tyre është e trishtë. Ata u nisën për në Siri për t’u kujdesur për djalin, ai kishte humbur jetën. Ata tentuan të ktheheshin, por u kapën. Ka dhe histori të tjera shqiptarësh që janë ende në kamp.

Rikthimi i Eva Dumanit duhet të shërbejë si pikënisje. Gjyshi i Elona Shulit kërkon rikthimin e mbesës. Emanuela Daci nuk rri me shqiptarët, mendohet se është personi që ka ndikuar për keq dhe ka ndaluar riatdhesimet. Është një person që përmes terrorit brenda kampit, nuk i kanë lejuar,” u shpreh gazetari në Top Story.

 

1 Komente

  1. P
    Pati

    Femër me të meta mendore,psikopate Cpune ka me të tjerët,le të rrije per vehte po të doje kjo Emanuela Daci.Shifet në fytyrë."Pamja e ban beli"me duket se asht një shprehje popullore.

    Lini një Përgjigje