
Në jug priten reshje me intensitet më të lartë në orët e para të mëngjesit, ndërsa në bregdet era arrin deri në 24 m/s
Moti ditën e martë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, më të theksuara gjatë pjesës së parë të ditës.
Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit dhe do të vijojnë deri në mëngjes, me intensitet të ulët deri mesatar, në formë shtrëngatash afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Në zonat jugore, në orët e para të mëngjesit, reshjet priten të kenë intensitet deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore.
Gjatë pjesës së dytë të ditës, reshjet do të vijojnë herë pas here në shumicën e vendit, kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në disa zona mund të shfaqen lokalisht me intensitet mesatar, të shoqëruara me shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, si dhe në verilindje dhe lindje në lartësitë mbi 500–700 metra, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar.
Reshje dëbore priten gjithashtu në juglindje dhe jug, në lartësitë mbi 700–800 metra.
Era do të fryjë me drejtim perëndim–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 24 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet i forcës 3 deri në 5 ballë.
Temperaturat në qytetet kryesore të vendit parashikohen si më poshtë:


Lini një Përgjigje