TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 08:18

Mori në pyetje Lulzim Bashën; kush është prokurori belg që mafia shqiptare dha 1 mln euro për të vrarë

Shkruar nga Pamfleti
Mori në pyetje Lulzim Bashën; kush është prokurori belg
Julien Moinil, kryeprokurori i Brukselit

Tetë persona janë arrestuar në lidhje me një hetim mbi një komplot të dyshuar për të sulmuar prokurorin publik të Brukselit, Julien Moinil, raporton Le Soir. Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një klani shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës.

Media belge tha dje se janë kryer 18 bastisje në kuadër të hetimeve për kërcënimet me vdekje ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel, Julien Moinil, raportoi gazetën Le Soir. Kontrollet janë kryer kryesisht në Bruksel, por edhe në Leuven. Pak ditë më parë mediat investigative ndërkombëtare raportuan se për kokën e të cilit, mafia shqiptare kishte vënë një çmim prej 1 milion euro.

Fillimisht ai ishte pjesë e një delegacioni të prokurorisë belge, por hera e dytë dhe më e famshmja ka qenë ajo e 10 shkurtit 2022 kur për 2 orë mori në pyetje Lulzim Bashën, në atë kohë kryetar i Partisë Demokratike.

Shkak për ardhjen e tij në Shqipëri ishin hetimet për çështjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në makinat “Toyota Yaris” të nisura nga Belgjika. Basha u pyet se nga e mori dijeninë që foli për këtë çështje në parlament duke akuzuar Taulant Ballën, dy ditë përpara se paratë të mbërrinin në portin e Durrësit.

Julien Moinil ishte mjaft i vendosur për zbardhjen e çështjes sa këmbënguli se nëse Basha nuk pranonte të jepte shpjegime do të kërkonte shoqërimin e tij me forcë duke e akuzuar për pengim të zbardhjes të së vërtetës.

Në atë kohë Moinil mbërriti me 6 hetues të tjerë. Që në atë kohë ranë në sy masat e shtuara të sigurisë ndaj tij. Që në moshë të re ai ka shkëlqyer në ngjitjen e tij në shkallët e karrierës.

Që në moshën 23-vjeçare iu bashkua shpejt zyrës së prokurorit publik të Brukselit si magjistrat i të rinjve përpara se t’i bashkohej zyrës së prokurorit publik të Monsit, ku kryesisht merrej me rastet e krimit të organizuar.

Shpejt, magjistrati do të ngjitet në prokurorinë federale, ku iu besuan çështje të rëndësishme.

prokurori belg klani mafioz shqiptar

Lini një Përgjigje