TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 07:47

21 Janari, Berisha përballet sot për herë të parë me SPAK

Shkruar nga Pamfleti
21 Janari, Berisha përballet sot për herë të parë me
21 Jananri, Berisha sot për herë të parë me SPAK

Ish kryeministri Sali Berisha është thirrur ditën e sotme në orën 09:00, në SPAK për dosjen e 21 janarit. Paraqitja e ish kryeministrit në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar për rolin dhe përgjegjësinë e tij për plumbat që vranë 4 protestues në bulevard para kryeministrisë vjen pas refuzimit të dy fletëthirrjeve të mëparshme, manovrave që bëri për t’u shmangur, dhe akuzave ndaj drejtuesit Altin Dumani se po bën propagandë.

Fletëthirrja e tretë iu faturua në dorë në SPAK të hënën kur Berisha shkoi për në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”, e cila ka kaluar për gjykim. Në fillim u caktua e premtja por më pas u la për të mërkurën pas pretendimit të Berishës se në atë ditë do të ishte jashtë vendit.

Në daljen e djeshme publike, ai deklaroi se do të paraqitet në Prokurori.

 “Në fakt, ata që nuk më kanë ftuar mua, kanë pasur një hall, por tani në këtë hetim më ftuan dhe unë absolutisht do vij të dëshmoj gjithçka unë di... Se kur jam ftuar, këtë do e mësoni. Keni durim...”, tha Berisha pasi doli nga SPAK ku ishte në zbatim të masës së sigurisë.

Ai shtoi gjithashtu se e ka konsideruar “21 Janarin” vrasje shtetërore para se këtë ta bënte Gjykata e Strasburgut. “A mos e ka konsideruar edhe Sali Berisha vrasje shtetërore? Jo, jo, a mos e ka thënë Sali Berisha i pari para Strasburgut këtë? Për të qenë konsekuente me veten tënde, jam unë i pari që e kam quajtur pasi njëherë u tha se ishte nga afër, u bë ekspertiza, u tha nuk janë nga afër, se kishte një ekspertizë kirurgësh dhe kirurgu e ka mbrojtur edhe dy vite më parë atë ekspertizë. Por, ekspertiza tjetër tregoi se nuk ishin plagë nga afër dhe unë bazuar në atë e kam quajtur vrasje shtetërore”, shtoi ai.

Por nëse edhe sot refuzon t’i përgjigjet thirrjes së SPAK, atëherë organi i akuzës ka detyrimin të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm të tij.

Më herët, Berisha është thirrur për të dhënë dëshminë e tij edhe ish ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.

Dosja 21 Janari, Berisha dëshmitar

SPAK po heton ngjarjen që sistemi i vjetër e drejtësisë e gjykoi si “vrasje nga pakujdesia”. Insistimi i familjarëve të Aleks Nikës, viktima e vetme pa autor, bëri që dosja të rikthehej në vëmendje. Më 12 mars 2024, Gjykata e Lartë, pas vendimit të Strasburgut, urdhëroi SPAK-un të hetojë 21 Janarin si krim shtetëror dhe të zbardhë përgjegjësitë e drejtuesve të lartë, përfshirë Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin, për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Fillimisht, Prokuroria e Tiranës çoi në gjyq vetëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-efektivin Agim Llupo, të dënuar respektivisht me 1 dhe 3 vite burg, të cilët prej kohësh janë të lirë. Më korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për tre akuza: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”, të gjitha të kryera në bashkëpunim.

21 janari berisha në spak

Lini një Përgjigje