TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2024, 07:25

“Misteret” e bazës së Kuçovës, flet ish-luftëtari i UÇK-së: Për çfarë do shërbejë

Shkruar nga Pamfleti

“Misteret” e bazës së Kuçovës, flet

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj tha se pilotët ukrainas nuk mund të stërviten në Shqipëri në bazën ushtarake të Kuçovës, pasi sipas tij Shqipëria nuk ka çfarë t’u japë pilotëve Ukrainës, duke qenë se nuk ka aviacion.

Goxhaj tha gjithashtu se kjo bazë do të shërbejë për forcën e reagimit të shpejtë të NATO-s, ndaj ajo do të jetë gjithnjë në shërbim të aleancës dhe nuk do të mund të bllokohet nga asnjë stërvitje tjetër.

“Do të ishte mirë kjo fantazia, por me fantazi ne ia kalojmë Hollywood-it. Ne nuk kemi aviacion, me çfarë do i stërvitim ne? Që të marrësh e të stërvitësh pilotët ukrainas duhet të kesh avionë. Ne nuk kemi forca ushtarake, forca ajrore. Ne kemi vetëm disa helikopterë transporti dhe nga ata punojnë vetëm 2, të tjerët kanë zënë hangarët.

Aktualisht pilotët ukrainas po stërviten në Danimarkë, Holandë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për avionët F-16. Ata që i kanë do ua japin pilotëve dhe po i stërvitin. Ne nuk kemi çfarë tu japim dhe nuk kemi për çfarë ti stërvitim. Baza ushtarke e Kuçovës, si të gjitha bazat ushtarake që janë pjesë e NATO-s, do të përdoret për trajnime të NATO-s dhe për vendosjen në rast të nevojave të NATO-s të forcës së reagimit të shpejtë të NATO-s”,-tha ish-luftëtari i UÇK-së për "Now".

dritan goxhaj mistere baza e kucoves

Lini një Përgjigje