
Ditën e sotme SPAK ka marrë në pyetje për 3 orë kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.
Mësohet se Goro është paraqitur në SPAK pas padisë së Fredi Belerit për tjetërsim tokash në Himarë. Jorgo Goro është pyetur për herë të dytë nga SPAK.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Goro ka deklaruar se ka qenë në SPAK për të dhënë shpjegime.
Kujtojmë se Jorgo Goro është kryetar në detyrë i kësaj bashkie, pasi Fredi Beleri ndodhet në burg pasi u arrestua nën akuzën për shitblerje votash në zgjedhjet e 14 majit.
Ndaj Goros janë bërë dy kallëzime penale, njëra prej të cilave nga Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në burg.
Beleri i referohet auditimit të KLSH në bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021 ku sipas tij janë gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.
Lini një Përgjigje