
Gazetari Eltar Deda tha se reforma zgjedhore ka mbështetjen e vendeve të Quintit edhe pse kjo nuk pranohet publikisht.
Deda tregoi se ambasadori britanik në një takim konfidencial të zhvilluar me Damian Gjiknurin, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeajn dhe Elisa Spiropalin është shprehur qartë se reforma zgjedhore ka mbështetjen e Quintit.
Sipas tij, interesi i vetëm i deputetëve të Rithemelimit është që të vendosin bashkëkryetar të Komisionit Zgjedhore Oerd Bylykbashi, që siç tha nuk pranohet nga ndërkombëtarët.
“Ambasadori britanik është shprehur qartë që reforma zgjedhore ka mbështetjen e vendeve të Quintit, nuk e di kanë negociuar apo jo, interesi i një grupimi, ish-deputetë të PD, të përcaktojnë prioritetet e tyre, apo kanë prioritet vendosjen e Bylykbashit në krye të komisionit, që nuk e pranojnë ndërkombëtarët. Nëse ambasadori britanik në 5 veta që zhvillon një mbledhje dhe thotë keni mbështetjen e vendeve të Quintit, nëse po gënjen, le ta hedhë poshtë”, tha Deda në intervistë për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje