TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2023, 21:25

Mediat greke vazhdojnë "avazin": Synimi i qeverisë shqiptare, Beleri të dënohet me çdo kusht

Shkruar nga Pamfleti

Mediat greke vazhdojnë "avazin": Synimi i qeverisë

Pas rrëzimit të kërkesës së Fredi Belerit nga GJKKO për përjashtimin e gjyqtarëve Irena Gjoka dhe Erion Çela, mediat greke kanë filluar sulmin ndaj qeverisë dhe drejtësisë shqiptare.

“Protothema” shkruan se me rrëzimin e kërkesës së Fredi Belerit, qeveria shqiptare këmbëngul për vazhdimin e gjyqit simulues, duke mos lënë asnjë dyshim se synimi është të dënohet me çdo mjet kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës në mënyrë që ai të hiqet nga detyra dhe kështu anulohen zgjedhjet në Himarë.

Sipas medies fqinje në seancën e Gjykatës, vazhduan konspiracionet e elementeve të rëndësishëm të aktakuzës dhe Gjykata caktoi seancën e re për datën 10 janar, ku Fredi Beleri mbeti në burg, ndërsa humbësi në zgjedhje Jorgo Goro vazhdon të ushtrojë detyrën si kryetar bashkie.

Dëshmia e një gazetari shqiptar në gjykatë mund të zbulojë pse dëshmitari i prokurorisë Avdyl Rama dhe vëllai i dëshmitarit kryesor të prokurorisë Arsen Rama, nuk u paraqitën në gjykatë.

Gazetari iu referua një interviste që i mori dëshmitarit, i cili deklaroi para kamerës se asnjëherë nuk i ishte ofruar asgjë në këmbim për të votuar Fredi Belerin dhe e vetmja marrëdhënie me kryebashkiakun e zgjedhur ishte për peshqit.

Në fakt, gazetari dëshmoi se i kishin thënë se vëllai i tij ishte i përfshirë. Me sa duket, frika e autoriteteve se vëllai i dëshmitarit kryesor të akuzës do të bëjë një deklaratë të tillë është arsyeja pse ai nuk është paraqitur në seancë përkundër urdhrit të supozuar të gjykatës”, shkruan “Protothema”, duke vazhduar me narrativen se drejtësia është e kapur.

Sipas fqinjëve kjo është një tjetër përpjekje e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të emëruar një tjetër kryetar bashkie në Himarë, por që nuk ka dhënë asnjë rezultat.

Megjithatë, përpjekja e Edi Ramës për të gjetur një anëtar të minoritetit “të gatshëm” për t’u emëruar kryetar i përkohshëm i Bashkisë në Himarë nuk ka dhënë rezultate deri tani. Gazetari Ilir Patso, i cili u përmend si një nga kandidatët, deklaroi dje se nuk ka pranuar asnjë propozim të tillë dhe nuk është i interesuar të marrë detyrën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Bashkisë, duke theksuar se vlerat e tij nuk do ta lejojnë atë të tregojë mungesë respekti në mandatin popullor të Himarës”, përfundon media fqinje.

Mediat në Greqi kanë vazhduar prej kohësh sulmin ndaj qeverisë dhe dezinformimin e tyre ndaj publikut, përsa i përket çështjes së gjyqit të Fredi Belerit, i cili ndodhet në paraburgim për korrupsion zgjedhor.

fredi beleri mediat greke

Lini një Përgjigje