TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2023, 20:52

Më shumë aksidente shkakojnë burrat nga 45 deri në 59 vjeç, fajtorë janë shoferët

Shkruar nga Pamfleti

Më shumë aksidente shkakojnë burrat nga 45 deri në 59

Për muajin maj numri i aksidenteve rrugore është ulur me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Periudha e muajit maj ishte një periudhë që ne kishim lagështirë të tepruar dhe kjo mund të ketë rritur deri diku edhe aksidentet në rrugë si pajisje e mosfunksionimit në rregull të sistemit të frenimit dhe mos tregimit kujdes nga drejtuesit e mjeteve. Sa më pak të heqë vëmendjen nga drejtimi i mjetit një drejtues mjeti në një kohë me lagështirë, rritet risku i aksidentit disa herë”, tha eksperti rrugor Arben Luzi.

Në 5 mujorin e parë të vitit kanë ndodhur 427 aksidente rrugore nga 483 vitin e kaluar. Edhe këtu vihet re një rënie me 11.6%. Krahas sjelljes së shoferëve, janë edhe aksidentet e shkaktuara nga këmbësorët.

“Ndërpresin rrugën vend e pa vend, nuk kalojnë në vijat e bardha, nuk respektojnë semaforin për këmbësorët, ka shumë veta që akoma nuk e dinë se di funksionon semafori. Pra të gjitha këto, mospasja e një edukatë të mirëfilltë në sjelljen e këmbësorëve në rrugë, në zbatimin e normave të qarkullimit rrugor bëjnë që këta të kenë problemet e tyre. Gjithsesi ne nuk duhet të shfajësojmë dhe drejtuesit e mjeteve me këtë rast sepse dhe ata kanë pjesën e tyre që duhet të ecin me kujdes në kryqëzime aty ku këmbësorët ndërpresin me shumicë karrexhatën”, u shpreh eksperti.

Sipas shifrave referuar Institutit të Statistikave, gjatë muajit maj ka pasur 136 persona të aksidentuar ndërsa në përllogaritjen 5 mujore rezultojnë 590 persona të aksidentuar./TCH

aksidente shoferet burrat

Lini një Përgjigje