TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2024, 10:12

‘Mbi 400 milionë paund kanë ardhur nga trafikantët e Anglisë’, eksperti: Rrisin çmimin e pronave

Shkruar nga Pamfleti

‘Mbi 400 milionë paund kanë ardhur nga trafikantët e

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Andi Hoxhaj, thotë se trafikantët shqiptarë në Angli kanë sjellë mbi 400 milionë paund në vend. Ai tha se hyrja e këtyre parave në ekonominë shqiptare ka impakt negativ.

Sipas tij një prej ndikimeve është rritja e çmimit të apartamenteve.

“Ajo që duhet të shikojmë si anë pozitive dhe që po adresohet, është se MB, agjencia ligjzbatuese ka nënshkruar një memorandum me SPAK, që është memorandumi i parë që bëhet me një agjenci të tillë në Ballkanin Perëndimor. Është për të targetuar krimin dhe për të shkëmbyer informacion.

Po ashtu ministri Balla dhe ministri i Brendshëm i MB kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndarë më shumë informacione dhe për ta luftuar krimin. Nuk është më si më parë. Ne mund t’i referohemi informacioneve, ku flitet që bandat shqiptare janë të përfshirë në fushën e shpërndarjes së kanabisit dhe drogërave të tjera.

Ne pamë pak ditë më parë edhe një artikull të The Times, që thoshte se trafikantët sjellin në Shqipëri mbi 400 milionë paund, që përdoren në ekonominë shqiptare dhe kanë patur impakt negative përsa i përket rritjes së çmimeve të apartamenteve, kryesisht në Tiranë”, tha Hoxhaj në Eurones Albania.

angli shqiperi ekonomi

Lini një Përgjigje