
Juristi Redi Ramaj ka folur lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ai tha se rrezikon deri në 7 vite burg.
Juristi u shpreh se në varësi edhe të rrethanave dhe kushteve shëndetësore që ndodhet Jorgo Goro, por edhe të hetimeve, mund të vendoset një dënim i mesëm mes 1-7 viteve burg.
“Akuza kryesore ose e vetmja që ka Jorgo Goro është shpërdorimi i detyrës, që ka një marzh dënimi deri në 7 vite burg. Është një vepër penale që shumë kryetarë bashkie janë dënuar me këtë vepër penale.
Në varësi të rrethanave, provave dhe një diskutimi të gjatë deri në dënimin përfundimtar, gjykata ka kohën të vendosë, por unë mendoj se do të ketë diçka të mesme mes këtij dënimi, duke marrë parasysh edhe rrethanat personale, shëndetësore që ndodhet Jorgo Goro. Nëse provohet i fajshëm, Goro do të marrë një dënim nga fillimi me burgim deri në 7 vite”, tha Ramaj për "Euronews Albania".
Lini një Përgjigje