TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2024, 07:27

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Fatjon Softa: Është e vështirë të gjenden prova të reja

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Fatjon Softa: Është e vështirë

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, thotë se është shumë e vështirë të sigurohen prova të reja edhe nga rindërtimi i skenës së vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Sipas tij kjo pasi ka kaluar një kohë e konsiderueshme nga momenti i vrasjes.

“Kjo rikërkesë për të vlerësuar skenën e krimit, nuk është hera e parë që mund të ndodhë. Rindërtimi i skenës së krimit bëhet gjithnjë më i vështirë kur ka kaluar kohë e gjatë nga ngjarja. E vështirë të gjenden prova të reja për skenën e krimit. Ka një sasi gëzhojash, që nuk kanë dalë nga e njëjta armë dhe rindërtimi i kësaj skenë nuk është se dha diçka të re”, tha Softa.

Rindërtimi i skenës është bërë pas kërkesës së të akuzuarit Paplekaj, por gjasat për sigurimin e provave të reja mbeten të pakta.

Përfundimet do t’i dorëzohen Gjykatës së Apelit, por burime thanë se nga ndërtimi i skenës nuk janë nxjerrë detaje të reja dhe konkluzionet mbeten të pandryshuara.

fatjon softa pjerin xhuvani

Lini një Përgjigje