TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2023, 19:03

Matura 2023/ Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, 153 maturantë marrin notën 10, 746 janë mbetës

Shkruar nga Pamfleti

Matura 2023/ Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, 153 maturantë marrin

Janë publikuar notat e provimeve me zgjedhje të maturës shtetërore.

Provimin me zgjedhje e kanë kryer në total 27389 maturantë. 746 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 153 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.28% ndërsa nota mesatare është 7.30.

Brenda disa orësh do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika të mëtejshme për secilën lëndë me zgjedhje.

Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:

https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/

matura lende me zgjedhje nota

Lini një Përgjigje