Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është transferuar në paraburgimin e Durrësit. Ai doli sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë dhe mësohet se ai do të qëndrojë në Durrës, aty ku ndodhen Vangjush Dako, Lefter Koka dhe Alqi Bllako.
GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe gruan që u shfaq me të në videon erotike. Safet Gjici do të vazhdojë në arrest me burg, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie.
Gjici akuzohet për korrupsion. Vajza me të cilën u filmua kishte kërkuar të merrte në administrim menaxhimin e qenve të rrugës dhe pikërisht kjo gjë e ka fundosur ish-kreun e bashkisë, pasi ai akuzohet se kreu marrëdhënie për t’i dhënë asaj tenderin.
Lini një Përgjigje