TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shkurt 2024, 09:31

Masakra e Gërdecit/ Fatmir Mediu në GJKKO, sot dëshmon ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha

Shkruar nga Pamfleti
Masakra e Gërdecit/ Fatmir Mediu në GJKKO, sot dëshmon ish-shefi
Fatmir Mediu

Ditën e sotme po mbahet seanca e rradhës për masakrën e Gërdecit në Gjykatën e Posaçme ku është paraqitur rreth orës 09:00 të mëngjesit ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Në seancën e sotme gjyqësore në listën e dëshmitarëve është edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha i cili ndodhet në Amerikë dhe ende nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm në seancë.

Hoxha në një bisedë që ka pasur me ambasadorin amerikan në Tiranë asokohe i ka zbuluar këtij të fundit se të gjitha urdhrat për procesin i ka dhënë Fatmir Mediu i cili sipas tij ka ndjekur çdo gjë me detaje.

Ndërsa më tej, siç zbuloi kallbogrami sekret, Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, e ka kërcënuar Hoxhën duke i kërkuar të vijonte me dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec. 

Ndërsa më 24 janar, për masakrën e Gërdecit radha për të dëshmuar ishte e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakë të cilët përcaktuan Gërdecin si vendin ku kryhej demontimi i municioneve.

Janë 71 dëshmitarë të cilët SPAK kërkon t'i pyesë në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit.

Dy prokurorët e SPAK që përfaqësojnë akuzën, e kanë renditur ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha në vendin e 54 në listë.

Ata mendojnë se dëshmia e tij është e vlefshme në një kohë që ish-drejtuesi i Forcave të Armatosura është larguar nga Shqipëria përmes pikëkalimit kufitar të Rinasit më 4 janar 2012.

Largimi i tij ndodhi në kohën kur dosja “Gerdeci” po shqyrtohej në Gjykatën e Apelit, ku Luan Hoxha u gjykua në mungesë madje, trupi gjykues që i caktoi një mbrojtës kryesisht.

Në prag të largimit mesa duket të mirëmenduar, Luan Hoxha kishte kërkuar ndërprerjen e mardhënieve të punës me një universitet privat ku jepte mësim në Tiranë.

Gazetari investigativ Guy Lavvson tha në emisionin “Shqip” se Luan Hoxha ndodhet në SHBA bashkë me familjen.

Raportime jo zyrtare tregojnë se ai ka marrë azil politik atje në vitin 2013. Në një kabllogram që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit të Shtetit, në 20 qershor 2009, shkruhet se Luan Hoxha ishte ankuar se Shkëlzen Berisha i kishte bërë presion që të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa. Kabllogrami i publikuar nga VVikileaks, pretendon se i pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Luan Hoxha ishte përgjigjur me PO”.

Në shtator 2011, Luan Hoxha konfirmoi se kishte raportuar tek ambasadori amerikan, por mohoi që të kishte folur për Shkëlzenin. Në mars 2019, Shkëlzen Berisha, ka përdorur mohimin e Luan Hoxhës për tu mbrojtur nga akuza teksa ka theksuar “vetë Luan Hoxha, në një deklaratë publike thotë se gjatë takimit me Uithers, nuk është përmendur emri i Shkëlzen Berishës”.

Luan Hoxha u kërkua dëshmitar edhe në kallëzimin e Zamira Durdës, në vitin 2022, SPAK është shprehur se nuk e ka gjetur adresen e tij pasi ai ndodhet jashtë shtetit. Por përfshirja e tij në një listë të re, të paraqitur së fundi në gjykatë, i hap rrugë mundësisë që Shqipëria të kërkojë pyetjen e Hoxhës atje ku është, me anë të lëtërporosive.

Kjo procedurë i mundëson gjykatës dhe palëve në proces, të rendisin pyetjet të cilat dërgohen në SHBA dhe më pas, Luan Hoxha pyetet në një gjykatë amerikane. Përgjigjet e tij kthehen në rrugë gjyqësore në Shqipëri dhe përdoren në cilësinë e provës në procesin “Gërdeci”.

fatmir mediu luan hoxha

Lini një Përgjigje