
Analisti, Ben Andoni, ka folur për situatën e Partisë Demokratike, duke thënë se brenda saj nuk ka kundërshti mes palëve por se janë plotësisht të ndara.
Sipas Andonit nuk ka një bashkim real mes demokratëve, të cilët nuk mblidhen dot as në seli.
“Unë mendoj që nuk kanë më kundërshti pjesët e Partisë Demokratike, janë krejtësisht të ndara. Ka bashkim mekanik të Bardhit me Nokën. Nuk ka akoma bashkim real. Vizita e zotit Bardhi në SHBA është vizitë rutinore, nuk ka lidhje me pjesën që zoti Bardhi të përfaqësonte diçka ndryshe. Nëse do ishte i ftuar nga administrata amerikane, dhe do bënte këtë lëvizje pas kthimit nga SHBA, do e lexonim si një mesazh të SHBA për zotin Bardhi. Në momentin që zoti Bardhi nuk bën mbledhjen e Grupit Parlamentar, situata është aty ku ka nisur. Prej shumë kohësh, njerëzit e Partisë Demokratike nuk e njohin bazën. Kjo është tragjedia e Partisë Demokratike”, theksoi Andoni në ABC News.
Lini një Përgjigje