TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2024, 21:11

“Preken të dyja gjinitë”, Anila Hoxha tregon detaje nga ndryshimet në Kodin Penal për tradhtinë

Shkruar nga Pamfleti

“Preken të dyja gjinitë”, Anila Hoxha tregon detaje nga

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje për projektligjit e hedhur për diskutim se “Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”.

Në një intervistë për Top Albania Radio, Hoxha tha se kodi i ri prek te dyja gjinitë, si dhe të huajt, ndërsa tha se jepen edhe dënime alternative apo qortime.

“Me kodin e ri, nëse miratohen ndryshimet, nuk lejohet bigamia. Bigamia, lidhja e dy ose më shumë martesave në të njëjtën kohë dënohet. Pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga 6 muaj në 4 vjet. Kjo është për të dyja gjinitë, do të përfshijë dhe të huajt.

I kanë hyrë me themel kodit penal. Ka edhe dënime alternative, edhe qortime. E vendos gjykata… Duhet të jesh thellësisht i penduar për atë që ke bërë…”, tha gazetarja Anila Hoxha.

 

Lini një Përgjigje