TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2024, 16:28

Gripi i syrit, mjekët ngrenë alarmin: Prek të gjitha grupmoshat, mund të çojë në verbim

Shkruar nga Pamfleti

Gripi i syrit, mjekët ngrenë alarmin: Prek të gjitha grupmoshat,

Gripi i syrit po përhapet me shpejtësi tek qytetarët në Tiranë.

Çdo ditë në qendra shëndetësore, një mjek okulist viziton të paktën 5 pacientë që rezultojnë të prekur nga ky virus dhe këtë situatë ata e cilësojnë alarmante, për shkak të dëmeve që shkakton ky virus në shikimin e pacientit.

Mjekja okuliste në qendrën shëndetësore 8 në Tiranë, Rezarta Shkurti thotë se ky grip ka prekur të gjithë grupmoshat. Koha e gjatë që i duhet pacientit për t’u shëruar është një nga disavantazhet e këtij infeksioni në sy.

Gripi i syrit është i ngjashëm me një infeksion nga faktorë të tjerë bakteriale dhe kjo shpesh i bën pacientët neglizhentë për t’u paraqitur tek mjeku okulist. Por mjekët thonë se mostrajtimi në kohë mund të bëhet shkak për dëmtime serioze deri në humbje shikimi.

Lini një Përgjigje