TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2024, 14:03

Bllokimi i ‘reformës’ nga deputetët e opozitës, komisioni mblidhet të premten online

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i ‘reformës’ nga deputetët e opozitës,

Pas dështimit të mbledhjes fizike të komisionit të Reformës Zgjedhore, për shkak të bllokimit nga deputetët e opozitës, është vendosur që ai do të mbahet online.

Njoftohet se me dakordësi të dy bashkëkryetarëve të Komisionit, mbledhja do të zhvillohet online, me anë mjeteve të komunikimit elektronik në platformën Zoom, ditën e premte, datë 09.02.2024, në orën 10.00.

Deputetët e grupit Bardhi-Berisha bllokuan mbledhjen e radhës të komisionit të Reformës Zgjedhore që ishte përcaktuar të niste sot në orën 12:00.

Fillimisht deputetët janë penguar nga Garda e Republikës por më pas kanë hyrë në sallë dhe kanë zënë ulëset e socialistëve.

Njoftimi:

Të nderuar anëtarë të Komisionit,

Më lejoni t’Ju njoftoj se në pamundësi të zhvillimit të mbledhjes fizike, me dakordësi të dy bashkëkryetarëve të Komisionit, mbledhja do të zhvillohet online, me anë mjeteve të komunikimit elektronik në platformën Zoom, ditën e premte, datë 09.02.2024,  në orën 10.00.

reforma zgjedhore komisioni

Lini një Përgjigje