
Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka deklaruar se privatizimi i ARMO-s është një nga aferat më të mëdha korruptive që është bërë në vendin tonë.
Duke vijuar më tej, Soko tha se vendi ynë nuk ka rafineri dhe nafta e Shpiragut do të shkojë në eksport, pra rrugën vajtje-ardhje të dieselit do ta bëjë me doemos.
“Nafta që nxirret nga toka nuk shkon në treg, por shkon gjithmonë në rafineri. Edhe nafta nigeriane që është nafta më e lehtë duhet të përpunohet patjetër. Sado të nxirret, duhet të kemi rafineri që ta rafinojmë që të nxjerrim diesel apo benzinë . Ne s’kemi rafineri edhe nafta e Shpiragut do të shkojë në eksport. Rrugën e vajtjes dhe ardhjes së dieselit do ta bëjë patjetër. Kur kemi pasur rafineri ishte beneficiare. Rafineritë u prishën se ishte aferë korruptive që nisi në kohën e Berishës. E nis Berisha me privatizimin që bëri. Vitin para se të privatizohej rafieneria e naftës, rafineria prodhoi 6 milionë dollarë fitim. Ata e privatizuan, më e keqja se privatizimi i asaj rafineria është një aferë korruptive”, tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Economy”.
Lini një Përgjigje