TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shkurt 2024, 08:16

Mbante mbyllur gruan në banesë, psikiatrja: Nëna me besim të verbër te Asqeriu, bashkëshortja kërkoi ndihmë

Shkruar nga Pamfleti

Mbante mbyllur gruan në banesë, psikiatrja: Nëna me besim të

Mjekja psikiatre, Irena Thoma, ka folur për rastin e Asqeri Mandrit, i cili mbante mbyllur në shtëpi bashkëshorten dhe e vëzhgonte me kamera, ndërkohë që raportohet se ka ushtruar dhe dhunë.

Mjekja ka shpjeguar se mendimet e dikujt mund të ndikojnë edhe te pjesëtarët e tjerë të familjes.

Thoma ka vijuar më tej duke analizuar se nën e Asqeriut ka besim të verbër te djali i saj.

Një tjetër mundësi është që nëna e Mandrit ka pasur konflikte të vazhdueshme me nusen, gjë që ka çuar që ajo të mbështesë atë kundrejt bashkëshortes.

“Mendimet e tij mund të ndikojnë edhe te pjesëtarë të tjerë të familjes dhe ne kësaj i themi psikozë e induktuar. Më të induktuar janë ata që kanë një besim të verbër te pjesëtari i familjes, ose ata që kanë nivel më të ulët inteligjence.

Në rastin konkret, frikërat e vjehrrës mund të lidhen me situata të caktuara stresante për shkak të konflikteve e mosmarrëveshjes që mund të kenë shfaqur në familje, problematika e djalit në marrëdhënie me gruan, gjendja e rënduar e psikologjike e djalit, etj.

Nuk është e thënë që të induktohet psikoza te të gjithë anëtarët e familjes. Në rastin e bashkëshortes, ajo mund të jetë në të njëjtin nivel intelektual dhe e bën dallimin që nuk ka lidhje me të vërtetën dhe realitetin dhe kërkon ndihmën”, tha Thoma në Euronews.

asqeri mandri dhuna ne familje

Lini një Përgjigje