
Ditën e sotme është mbajtur Maratona e Tiranës, e cila pa pezulluar qarkullimin në shumë rrugë të kryeqyteti.
Për shkak të maratonës, të dielën do të ketë disa akse të bllokuara, siç është Bulevardi Zogu i parë, Bulevardi i ri, Myslym Shyri, Rruga e Kavajës, Durrësit, Bulevardi kryesor, dhe një pjesë e unazës.
Për këtë paralizim të kryeqytetit, analisti Lutfi Dervishi thotë se për maratonën Tirana është kthyer në një labirinth për 800 mijë qytetarët, të cilët bllokohen sa herë ka samit, ndeshje dhe .... shi.
Postimi i plotë:
Maratona nisi në orën 9:00
Rrugët duhet të bllokoheshin në orën 8:00
Policia e zellshme i bllokon rrugë para orës 8:00?! PSE?
Lejtmotivi i maratonës: për një jetë të shëndetshme.
Sa lejtmotiv fisnik dhe frymëzues. 4000 persona nga Shqipëria dhe vende të tjera vrapojnë rrugëve të Tiranës. Po si ndihen 800 mijë banorët e kryeqytetit?
Tirana është e paralizuar. Rrjeti rrugor i kufizuar kthehet në një labirinth zhgënjimi. Për ata 800 mijë që nuk marrin pjesë në maratonë është një ditë që teston nervat.
Asnjë vend nuk i bën maratonat në arterien kryesore të qytetit/kryeqytetit.
Liria e lëvizjes është thelbësore, liria e argëtimit jo.
Paralizohemi:
Kur kemi delegacione
Kur ka samite
Kur ka koncerte
Kur ka ndeshje
Kur ka maratona
Kur ka mitingje elektorale
Kur ka manifestime
Kur kalojnë eskortat e udhëheqjes
Kur bie shi…
Lini një Përgjigje