TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2024, 12:21

‘Manastirliu më e implikuar se Beqaj’, avokati Llangozi thirrje SPAK-ut: Të hetojë pasurinë e saj

Shkruar nga Pamfleti

‘Manastirliu më e implikuar se Beqaj’, avokati Llangozi thirrje

Avokati Arben Llangozi ka folur për kallëzimin penal që ai ka bërë ndaj ish-ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke theksuar se ajo është më e implikuar se ish-ministri Beqaj.

Sipas Llazngozit, ajo me mosveprimet e saj i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm afro 10 milionë euro. Ndërkohë avokati i kërkoi SPAK-ut që të hetojë pasurinë e Manastirliut.

“Nuk është vetëm z.Beqaj i implikuar, kemi të tjerë. Kemi Manastirliun që është më e implikuar se z.Beqaj. Ky komision do mbledhë fakte dhe prova që mund të hapë një hetim më të thelluar. Manastirliu është person nën hetim. Janë duke vijuar hetimet. Është dosje e veçantë, jashtë dosjes ku ndodhet nën hetim z.Beqaj. Unë di të them që në rastin e sterilizimit, një dosje tjetër veç asaj të z.Beqaj, është duke u hetuar edhe znj.Manastirliu, sepse i ka shkaktuar dëm shtetit 10 milionë euro. Kemi fraksione, nuk duhet që ta paragjykojmë komisionin hetimor. Unë kam bërë një kallëzim për znj. Manastirliu për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Menjëherë sapo ka ardhur në krye të ministrisë me mosveprim apo me qëllim nuk ka marrë masa për mos dëmtim të buxhetit të shtetit. Me mosveprim ka sjellë një dëm rreth 10 milionë euro buxhetit të shtetit. Qëllimi është veprimi korruptiv, duhet të hetohet edhe pasuria e saj. Kam dijeni që Manastirliu është thirrur për këtë rast. Zbatimi i kontratës nga znj.Manastirliu ka shkaktuar dëm. Institucionet e kanë njoftuar, ajo s’ka marrë masa” ka thënë Llangozi për MCN.

spak ogerta manastirliu arben llangozi

Lini një Përgjigje