TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2025, 22:22

Makthi i përhershëm/ Kryeqyteti, aksi Tiranë-Elbasan dhe autostrada Tiranë-Durrës paralizohen nga trafiku; dështon sërish policia

Shkruar nga Pamfleti
Makthi i përhershëm/ Kryeqyteti, aksi Tiranë-Elbasan dhe
Trafiku në Tiranë

Vendimi i qeverisë që dita e premte të jetë pushim ka bërë që shumica e banorëve të Tiranës të largohen nga kryeqyteti. Një pjesë shumë e madhe janë drejtuar drejt juglindjes, ndërsa një pjesë tjetër drejt bregdetit. Kjo ka bërë që autostrada Tiranë-Elbasan dhe rruga Tiranë-Durrës të paralizohen nga trafiku.

Makthi i përhershëm/ Kryeqyteti, aksi Tiranë-Elbasan dhe
Aksi Tiranë-Elbasan

Autostrada Tiranë-Elbasan ka qëndruar e bllokuar për orë të tëra, duke krijuar radhë kilometrike. Shumë shoferë kanë zbritur nga makinat, pasi lëvizja ka qenë e pamundur. Edhe rruga drejt Durrësit ka pasur trafik shumë të rënduar. Po ashtu, edhe rrugët në Tiranë kanë pasur pasdite dhe gjatë mbrëmjes trafik të rënduar.

Kjo situatë është e përhershme sa herë që ka festa apo ditë pushimi. Policia, edhe pse ka dalë me paralajmërime, duket se ka dështuar sërish në menaxhimin e situatës. Policia e ka mendjen të vendosë gjoba dhe të japë paralajmërime për ata që ecin me shpejtësi, por harron radhët e makinave.

trafik policia tirane-durres tirane-elbasan

Lini një Përgjigje