
Gazetari Artan Hoxha ka ngritur hije dyshimi mbi sondazhet që po bëhen për zgjedhjet e 14 majit. Të gjitha televizionet kanë hyrë në garë për sondazhet, por sipas Hoxhës nuk duhen besuar shumë.
Ai shprehet se e ka dhe nga eksperienca personale, ku partitë paguajnë që të dalin fitues në sondazhe. Sipas tij, të vetmet sondazhe të sakta janë ato që bëjnë vetë partitë, por që janë sekretë.
Postimi i Hoxhës
Nëse e keni vënë re këtë muaj, ekranet e televizioneve kanë qenë të përmbytura nga sondazhet për zgjedhjet lokale…
Në fakt kam refuzuar çdo ftesë të kolegëve, që të flas në emisionet e tyre në lidhje me sondazhet elektorale.
Nuk i besoj kurrë sondazhet, sidomos ato që publikohen para zgjedhjeve. Duke punuar në media për një kohë të gjate, e di fare mire si funksionon skema.
Sondazhin e fiton ajo force politike, e cila ka paguar paratë për televizionin që publikon sondazhin dhe pajton gjoja një kompani të huaj për të kryer sondazhin. Pra është shumë e thjeshtë, “sondazhin e fiton ai qe paguan paratë”…
Sondazhet më të besueshme janë ato që partitë politike i bëjnë për vete, por rezultati i këtyre sondazheve sekrete nuk publikohet kurrë, sepse në fakt ky lloj sondazhi është afër të vërtetës….
Lini një Përgjigje