Kryeministri Edi Rama dhe ministri Bledar Çuçi i quajnë shpifje raportet e DASH, EUROPOL e BE, që Shqipëria është kthyer në nyje tranziti e trafikut të klandestinëve drejt Europës, duke cenuar kredencialet e anëtarësimit në BE tani që jemi në proces negociatash. A do ta bllokojë Anti-trafiku, panarin trafikimit të klandestinëve, që do organizojë Alban Thika më 22-26 maj 2023 në Shkodër dhe a do ta prangosë?
Prej 1 muaji, “Pamfleti” po denoncon me fakte e raporte zyrtare të shkëmbyera mes Anti-krimit, SHISH e EUROPOL, për trafikimin e afrikanëve drejt BE nga Alban Thika, nëpërmjet firmës “Novaric” në Shkodër e aktivitet kriminal në Lezhë, Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Berat etj.
Ky person me maskë pronar i “Akademisë” fantazmë “Novaric”, fut në Shqipëri me leje e kontrata pune false, shtetas nga Bangladeshi, Nepali, Nigeria, Filipinet, Sudani, Uganda etj...

Pasi i pajis me nga një karton “Dëshmi Kualifikimi Profesional”, i mbanë disa ditë në banesa me qira në Shkodër, dhe nëpërmjet rrjetit të tij kriminal i nis drejt vendeve të BE nga kufiri verior.
Këtë aktivitet kriminal, Alban Thika me shtetësi malteze e ka nisur qysh në vitin 2009, por po e kryen masivisht 5 vitet e fundit, në bashkëveprim me zyrtarë të kufi-emigracionit të Shqipërisë e pronarë firmash ndërtimi, turizmi, transporti, fasonerie, peshkimi, bujqësie etj.
Mirëpo organet ligj-zbatuese e sidomos Anti-krimi nuk po veprojnë, megjithëse klandestinët afrikanë hyjnë e dalin lirshëm te zyrat e “Akademia Novaric” në Shkodër, me letra false si “kursantë” e me kontrata pune false, të cilat trafikanti Alban Thika i blenë te bizneset.
Çfarë i pengon organet e zbatimit të ligjit, që nuk po veprojnë për të verifikuar shtetasit nga Bangladeshi, Nepali, Nigeria, Filipinet, Sudani, Uganda etj., që futen në Shqipëri me kërkesë të firmës “Novaric” e pajisen me dokumente false?
Policia nuk mund të thonë që nuk e dinë apo nuk e njohin trafikantin Alban Thika, mbasi së pari këtë krim e ka denoncuar “Pamfleti”, ndërsa SHISH e EUROPOL kanë bërë raporte zyrtare, madje vetë Alban Thika e kryen aktivitetin e trafikimit hapur edhe në rrjetet sociale.
Ai tanimë ka filluar e bën trafikim afrikanësh edhe me panair gjoja punësimi e kualifikimi të tyre, të cilin do ta zhvillojë në qendër të Shkodrës më 22-26 maj 2023, ndërsa organet policore e të Anti-trafikut duhet të ndërhyjnë.

Sepse është absurde, të lejohet një trafikant klandestinësh me letra tatimore dhe me dokumente false që siguron nga duart e zeza brenda Drejtorisë së Kufi-Emigracionit në Ministrinë e Brendshme, por nuk preket nga policia megjithëse vetëm në 3 vitet fundit ka trafikuar një numër të madh shtetasish afrikanë nga Shqipëria drejt BE.
Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe ministri Bledar Çuçi i quajnë shpifje raportet e DASH, EUROPOL e BE, që Shqipëria është kthyer në nyje tranziti e trafikut të klandestineve, duke cenuar kredencialet e anëtarësimit në BE, tani që jemi në proces negociatash.
A do ta bllokojnë Policia, Anti-krimi e Anti-trafiku, panarin e trafikimit të klandestinë skllevër afrikanë, që do organizojë trafikanti Alban Thika me firmën “Novaric” më 22-26 maj 2023 në Shkodër; dhe a do ta prangosë atë?
Nëse do bëjnë sikur nuk dinë gjë, po u kujtojmë këto dy fakte zyrtare:
- Më 19 dhjetor 2021, SHISH, Anti-Terrori e Anti- Trafiku, hartuan një raport-Informacion të përbashkët me Nr. 213/1-17, për trafikimin e qenieve njerëzore tranzit nga Shqipëria drejt vendeve të BE, ku baza kryesore ishte “Novaric” në Shkodër, me pronar shqiptarin shtetas maltez Alban Thika, me Nr. Pasaporte 0005410L.
- Në muajin shtator 2020, gjatë hetimeve për grupin e trafikut të klandestinëve nga Shqipëria drejt BE, në zyrën e Drejtoreshës Rajonale të Tiranës për Kufirin e Emigracionin, të arrestuarës Enkelejda Toska, iu gjetën 22 kërkesa të qendrës “Novaric” të Alban Thikës, për të futur shtetas afrikanë në Shqipëri si gjoja punonjës ndërtimi, turizmi e fasonerie. Kaq për sot./Pamfleti

Lini një Përgjigje