
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të fortë për qytetarët amerikanë, duke ngritur alarmin për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe rritjen e tensioneve pas përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit. Njoftimi vjen në një moment të ndjeshëm gjeopolitik, ku situata në rajonin e Lindjes se Mesme po evoluon me ritme të shpejta dhe me pasoja potenciale në nivel global.
Në deklaratën zyrtare të publikuar në rrjetet sociale, ambasada thekson nevojën për vigjilencë të shtuar për të gjithë qytetarët amerikanë, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në mbarë botën.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të ndjekin me përpikëri udhëzimet e institucioneve diplomatike dhe të informohen vazhdimisht për përditësimet e sigurisë.
Autoritetet theksojnë rëndësinë e kontaktit me ambasadat dhe konsullatat për çdo situatë emergjente, si dhe nevojën për të shmangur zonat me rrezik të lartë.
“Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar. Pas nisjes së operacioneve luftarake të Shteteve të Bashkuara në Iran, amerikanët në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. Ata mund të përjetojnë ndërprerje të udhëtimeve për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore”, thuhet në njoftim.
Një nga shqetësimet kryesore të ngritura në njoftim lidhet me udhëtimet ajrore. Sipas ambasadës, qytetarët mund të përballen me anulime ose shtyrje të fluturimeve, mbyllje të përkohshme të hapësirës ajrore.
Lini një Përgjigje