
Akademiku Artan Fuga deklaroi se Shqipëria, në raport me integrimin, është futur në një situatë ku ka një lloj ngecjeje.
Sipas Fugës, shkak për këtë ngecje është bërë numri i lartë i rasteve të korrupsionit në vend, me dhjetëra dosje nga bashki të ndryshme dhe në kabinetin qeveritar.
“Unë mendoj që jemi në një çark. Në raport me integrimin, jemi futur në një situatë ku ka një lloj ngecje, është çështje që ka të bëjë me strategjinë konceptuale. E dyta, shikojmë valë pafund të korrupsionit dhe kemi me dhjetëra çështje, dosje ku përmenden dhjetëra njerëz, dhjetëra bashki, dhe nga ana tjetër ti mendon që a është e mundur që një shoqëri të pastrohet nëpërmjet ndëshkimit. E fundit, do të shikoja edhe raportin mes pushtetit dhe opozitës, ku është futur në një çark edhe marrëdhënia mes tyre”, tha Fuga për 'A2CNN'.
Lini një Përgjigje