TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Mars 2026, 18:40

Goditje e re për tregun, eksperti: Shtrenjtimi i naftës rrit çmimin e apartamenteve

Shkruar nga Pamfleti

Goditje e re për tregun, eksperti: Shtrenjtimi i naftës rrit

Kriza e çmimeve të naftës po jep efekt të drejtpërdrejtë në industrinë e ndërtimit në vend. Sipërmarrësi Zef Shtjefni deklaron se rritja e kostove të lëndëve djegëse po rëndon ndjeshëm aktivitetin e bizneseve.

Në një intervistë për "Report TV", ai theksoi se: “Pasojat po ndjehen menjëherë. Kemi 25% rritje të kostos në industrinë tonë, nga materialet tek lëndët djegëse”. 

Sipas tij, ndikimi i naftës është i konsiderueshëm në strukturën e kostove: “Tek ne zëri i kostove që zë nafta është vendi i gjashtë, pas koksit dhe fuqisë punëtore, që edhe këto janë rritur”.

Shtjefni paralajmëroi se kjo situatë do të reflektohet drejtpërdrejt në treg: “Menjëherë do të reflektohet te çmimet. Rritja e çmimeve të produkteve automatikisht do të rrisë çmimet”.

Ai theksoi se bizneset nuk kanë hapësirë tjetër përveçse të përshtaten me kostot e reja: “Jemi të detyruar të lëvizim çmimet, përndryshe nuk rrimë dot në këmbë”.

Në lidhje me rolin e shtetit, sipërmarrësi u shpreh se ndërhyrja duhet të bëhet vetëm në raste abuzimi: “Qeveria duhet të ndërhyjë vetëm kur sheh spekulime. Ne nuk kemi asnjë tendencë për të spekuluar me produktet tona”.

Eksperti shtoi se situata është kritike për prodhuesit: “Ose do të lëvizim çmimet, ose do të fikim fabrikat. Realisht jemi në servis".

Sipas Shtjefnit, prodhuesit vendas nuk po përfitojnë nga situata: “Nuk i shikoj prodhuesit e brendshëm që kanë të bëjnë me naftën ose energjinë që spekulojnë".

cmime nafte

1 Komente

  1. m
    muli

    ca mut lidhje ka nafta me apartamentet

    Lini një Përgjigje