TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Mars 2026, 22:27

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se vendet fqinje

Shkruar nga Pamfleti
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më
Eksperti i ekonomisë

Vetëm pak javë pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, efektet kanë nisur të ndihen edhe në Shqipëri, kryesisht në tregun e karburanteve, ku çmimet e naftës kanë hyrë në një trend rritës.

Diskutimet janë fokusuar edhe te fakti nëse në treg po shitet karburant i blerë më herët me çmime më të ulëta, por që tashmë po tregtohet më shtrenjtë. Megjithatë, sipas ekspertëve, faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimeve janë më të gjerë dhe lidhen drejtpërdrejt me zhvillimet globale.

Eksperti i ekonomisë Enio Civici thekson se rritja e çmimit të naftës do të ndodhte edhe pa bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, për shkak të natyrës së konfliktit.

“Pavarësisht bllokimit në Ngushticën e Hormuzit, rritja e çmimit të naftës do të reflektohej sërish, sepse lufta po zhvillohet në rezervat dhe kapacitetet prodhuese të energjisë", tha ai.

Ai shpjegon se një pjesë e madhe e çmimit të karburantit në Shqipëri lidhet me barrën fiskale: “Rreth 50-60% e çmimit të naftës që ne paguajmë janë taksa”.

Sipas Civicit, struktura e çmimit është e ndarë mes importit, taksave dhe fitimit të kompanive.

“80 lekë është çmimi i importit, 70-90 lekë janë taksa, 15-20 lekë është marzhi i fitimit të kompanisë", u shpreh eksperti për "Tv Klan".

Ai thekson se një nga arsyet kryesore pse Shqipëria ka çmime më të larta krahasuar me rajonin është mënyra e aplikimit të taksës së qarkullimit. “Ka një arsye pse e kemi aq të lartë, sepse taksën e qarkullimit e kemi brenda çmimit. Besoj ditën e nesërme do të kemi lajmërim zyrtar… janë katër ndërhyrje që janë bërë në BE apo edhe shtetet e tjera”, shtoi ai.

Enio Civici renditi masat kryesore që po diskutohen: transparenca dhe kufizimi i marzheve të fitimit, ulja e akcizës, mbështetja për sektorët më të prekur si transporti dhe bujqësia, si dhe gjetja e tregjeve alternative.

eksperti nafte cmim rritje

1 Komente

  1. I
    Igli

    Po ky si doli ekspert ekonomie

    Lini një Përgjigje