TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2025, 19:39

Llangozi akuza SPAK-ut: Ka frikë të shkojë te Rama, kryeministri ‘koka’ e inceneratorëve

Shkruar nga Pamfleti

Llangozi akuza SPAK-ut: Ka frikë të shkojë te Rama, kryeministri

Avokati Arben Llangozi ka kritikuar SPAK sa i takon hetimeve lidhur me inceneratorët.

Sipas tij, koka e kësaj afere është Edi Rama dhe prokuroria ka frikë të shkojë te ai. Sipas tij, është Rama që ka dhënë bekimin për inceneratorët. Vetë e ka thënë që i firmos VKM pa i parë fare.

Nuk mund të jetë përgjegjësi individuale. Kemi të bëjmë me taksa që u janë vjedhur qytetarëve dhe aty kemi të bëjmë me një grup. Por në krye është kryeministri. Prokuroria e Posaçme është e pafuqishme për të hetuar kryeministrin. Prandaj ai del në rrjetet sociale e bën propagandë, nuk përballet me çështjen. Kushtetuesja ka thënë që kryeministri me VKM ka cenuar sigurinë kombëtare. Pse ai nuk është para drejtësisë? Për shkak të fuqisë që ai ka përballë prokurorëve”, tha ai në MCN.

Lini një Përgjigje