TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2024, 21:51

Ligji për tatimin e profesioneve të lira, Lapaj: Ka një urretje ndaj atyre që sakrifikojnë

Shkruar nga Pamfleti

Ligji për tatimin e profesioneve të lira, Lapaj: Ka një urretje

Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria bëhet’, Adriat Lapaj ka folur sa i përket ligjit për tatimin e profesioneve të lira. Ai tha se qeveria ka një urretje të pashpjegueshme ndaj shtresës së mesme, ndaj atyre që sakrifikojnë.

“Ka një teknikalitet që i ndajmë në aktivitetin tregtar në persona fizik dhe juridik. Personi fizik përgjigjet edhe me pasurinë e vet. Nëse unë dështoj, ti më sekuestron edhe shtëpinë. Personi juridik përgjigjet deri në kufijtë e kapitalit. Për sa kohë personi juridik e ka detyrimin më të kufizuar logjikisht paguan më shumë tatim ndaj shtetit. Shih çfarë kanë bërë mjeshtrit.

Për personin fizik, deri në 14 mln lekë paguan 15%, për 14 mln lekë e lart, 23%, kurse personi juridik paguan vetëm 15%. Pse bëhen këto ligje? Ka një urrejtje të pashpjegueshme ndaj trurit, mendjes, ndaj njerëzve që lexojnë dhe sakrifikojnë. Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme”, tha Lapaj pë “News24”.

profesionet e lira

Lini një Përgjigje