TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shkurt 2026, 20:26

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë

Disa lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qarkun e Korçës. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka ndodhur rreth orës 19:50 dhe ka pasur epiqendër në zonën Hoçisht–Bilisht–Korçë.

Magnituda maksimale e lëkundjeve është regjistruar 4.1 ballë, ndërsa thellësia e tyre ka qenë mes 5 dhe 15 kilometrash, çka i ka bërë lëkundjet të ndihen në disa zona përreth.

Deri në këto momente nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet bëjnë me dije se situata po monitorohet në vijim dhe se çdo informacion i ri do të bëhet publik nëse do të ketë zhvillime të mëtejshme.

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë
Zona ku ka rënë tërmeti

terme korce

Lini një Përgjigje